“Zgjedhjet nuk preken”/ Socialistët do vazhdojnë fushatën, flasin juristët: Ja çfarë pritet të ndodhë me Tiranën

“Zgjedhjet nuk preken”/ Socialistët do vazhdojnë fushatën, flasin juristët: Ja çfarë pritet të ndodhë me Tiranën

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor, reagoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili tha se do ta respektojë vendimin. “Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, reagoi presidenti. Por, nga tjetër, Partia Socialiste shpreh bindjen se Tirana do të zgjedhë drejtuesin e saj më 9 nëntor, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj. Strukturat e Partisë Socialiste janë udhëzuar të vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet në kryeqytet, pavarësisht vendimit të Kushtetueses. Top Channel ka mësuar se strukturave socialiste iu është shpërndarë një mesazh, ku thuhet se vendimi...