Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjykata PEZULLOI zgjedhjet, Begaj: Respektojmë vendimin! PS: Vazhdojmë përgatitjet. PD mbledh firma për Florjan Binaj
Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj, Bajram Begaj dhe Florjan Binaj TIRANË-Teksa Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës, partitë kanë vijuar fushatën. Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj më 1 tetor 2025, për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor. Pas këtij vendimi, institucioni i Presidentit të Republikës deklaroi se vlerësimi i Gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese. "Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025,"-thuhet në njoftim. Përveç Presidencës, duket se vendimi i Gjykatës...