Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti Trump njofton vizitën në Lindjen e Mesme: I dhamë fund luftës në Gaza, pengjet lirohen javën tjetër
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur pas marrëveshjes Izrael-Hamas se i dhanë fund luftës në Gaza, duke shpresuar tashmë në një paqe të qëndrueshme afatgjatë. Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bwri gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se javën e ardhshme, ndoshta të hënën ose të martën, do të lirohen edhe pengjet nga Hamasi. “Ne e përfunduam luftën në Gaza dhe në një kuptim shumë më të gjerë, krijuam paqe. Unë besoj se kjo do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresojmë një paqe e përjetshme”, the mes të tjerash Trump. Presidenti Trump bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të niset për një vizitë në Lindjen e Mesme. “Ne do të shkojmë në Egjipt ku do të realizojmë një nënshkrim zyrtar”, tha Trump, duke shpjeguar se një nënshkrim ka...