Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“4 inspektorë të AKU vetëm vëzhgonin”, Gazetarja: Asnjëri nuk mori një mostër për ushqimin
Gazetarja investigative Alketa Çeku ngriti sërish shqetësime serioze mbi mënyrën si funksionon siguria ushqimore në vend. Në fjalën e saj, Çeku solli një episod konkret që sipas saj tregon jo mungesën e burimeve, por keqmenaxhimin e punës brenda institucioneve përgjegjëse, në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). “Më ka rastisur në një lokal, vijnë 4 inspektorë të AKU-së, por asnjëri nuk merr mostër për ushqimin,” u shpreh Çeku, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e kontrolleve që kryhen. Sipas saj, problemi nuk qëndron gjithmonë te mungesa e burimeve apo financave, por te mënyra si ato menaxhohen. “4 veta – kanë burime njerëzore, kanë dhe buxhete. AKU nuk është aq keq, por puna është si e menaxhon,” theksoi gazetarja.