Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policia serbe arreston një shqiptar në pikën kufitare të Merdares pasi u kap me simbole kombëtare
Autoritetet në Serbi thanë se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “nxitjes së urrejtjes mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se anëtarët e ministrisë që ai drejton në Prokuple, në bashkëpunim me Doganat e Serbisë, arrestuan D.P. (1972) nga Shqipëria. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe më pas Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple do të paraqesë aktakuzën ndaj tij, u tha në njoftim. Sipas autoriteteve serbe, Policia serbe në pikëkalimin kufitar Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, gjatë kontrollit të një furgoni që drejtohej nga A.P. nga Kosova, gjeti pesë çanta ku gjendeshin “22 bluza, 244 flamuj, 86 kapela me mbishkrimin UÇK, 65 triko me figurën...