Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbyti dy foshnjat e saj dhe fshehu trupat në dollap, zbardhen detaje tronditëse nga krimi i nënës 25-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë jugore ku një 25-vjeçare është arrestuar në zonën e Reggio Calabria-s, e akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj binjakë menjëherë pas lindjes. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2024, por hetimet janë finalizuar ditën e sotme. Sipas prokurorisë, gruaja i ka mbytur foshnjat dhe më pas ka fshehur trupat në dollapin e dhomës së saj, të mbështjellë me një batanije. Tragjedia u zbulua nga nëna e 25-vjeçares, e cila kishte ndier erën e rëndë që vinte nga dhoma. Hetimet kanë zbuluar se i fejuari i saj, që është edhe babai i fëmijëve, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në krim. Dyshimet janë forcuar nga një sërë mesazhesh telefonike të shkëmbyera mes çiftit, ku flitej për fëmijët...