Shqiptarët shfajësohen në gjyq, gjykatësi britanik ironizon: Shumë prindër të sëmurë në Shqipëri!

Shqiptarët shfajësohen në gjyq, gjykatësi britanik ironizon: Shumë prindër të sëmurë në Shqipëri!

Një gjykatës britanik ka komentuar me ironi ndaj justifikimeve të përsëritura nga shtetas shqiptarë të kapur me drogë, duke vënë në pikëpyetje sistemin shëndetësor shqiptar. Komentet u bënë pas dy rasteve të ndara, por me arsyetime të ngjashme për përfshirjen në veprimtari kriminale. Në një seancë në Gjykatën e Lartë të Exeter, u trajtua çështja e Ilber Gjokës, 30 vjeç, i cili u kap duke transportuar kokainë në zonën e Barnstaple, Devon. Gjatë ndalimit nga policia më 16 gusht, në të brendshmet e tij u gjet një çorape me 11 qese kokainë me vlerë 407 paund, ndërsa iu sekuestruan edhe 245 paund të tjera para të gatshme. Gjoka pranoi se kishte hyrë në tregtinë e drogës për të paguar një borxh dhe për të ndihmuar...