Pezullohen zgjedhjet në Tiranë/ PS mesazh strukturave: Mos e ndalni fushatën

Pezullohen zgjedhjet në Tiranë/ PS mesazh strukturave: Mos e ndalni fushatën

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e dekretit presidencial për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, kjo nuk i ka ndalur dy forcat kryesore politike në vend, PS dhe PD, të cilat po vijojnë punën në terren me strukturat dhe mbështetësit e tyre. Partia Socialiste, sipas burimeve nga selia rozë, u ka kërkuar strukturave në kryeqytet të mos ndalin asnjë aktivitet, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses nuk përbën anulim, por pezullim të dekretit deri më 31 tetor, kur pritet të merret vendimi përfundimtar për vlefshmërinë e tij. Në një mesazh zyrtar drejtuar strukturave të PS-së në Tiranë thuhet: “Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të...