Shtatori 2025, muaji i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Shtatori 2025, muaji i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Shtatori i vitit 2025 është renditur si i treti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve globale të temperaturës, sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Koperniku”. Ky rezultat pason një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura që mbetën vetëm pak nën rekordet historike, duke e zgjatur periudhën e të nxehtit deri në fillim të vjeshtës. Sipas raportit, temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe gjatë shtatorit arriti në 16.11°C, ose 0.66°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Vetëm shtatorët e viteve 2023 dhe 2024 kanë qenë më të ngrohtë, me diferenca minimale. Shërbimi “Koperniku”, që mbështetet në miliarda matje nga satelitë, anije, avionë dhe stacione meteorologjike, paralajmëron se kjo rritje e vazhdueshme e temperaturave lidhet ngushtë me ndikimin njerëzor dhe çlirimin...