Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë.  Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen.  Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor.  “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati.