Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lamallari ‘shpërthen’ ndaj opozitës: Me Ligjin 7501 krijuat përçarje mes shqiptarëve
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas replikave me opozitën në seancën e sotme plenare. Në postimin e tij në Facebook, Lamallari ka akuzuar opozitën se kanë intimiduar krerë të institucioneve të drejtësisë dhe tani mundohen të përfitojnë pikë politike mbi viktimat e një sistemi, sipas tij, të krijuar nga vetë ata dhe që vetëm krijoi konflikte. Ministri shprehet se opozita me Ligjin 7501 të cilin e konsideron të mbrapshtë, shkaktoi përçarje dhe dhunë mes shqiptarëve. Lamallari ka listuar disa nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të cilët sipas tij kanë qenë shënjestër e sulmeve dhe akuzave të opozitës. Postimi i plotë: Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka...