“Opozita nuk trembet”, Xhaferri reagon ashpër: Rama përdori Presidentin, ‘kukullën’ e tij për shkeljen e Kushtetutës

“Opozita nuk trembet”, Xhaferri reagon ashpër: Rama përdori Presidentin, ‘kukullën’ e tij për shkeljen e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot zgjedhjet vendore në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e procesit më 9 nëntor. Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një studio televizive, deklaroi se Presidenti Begaj është në shkelje kushtetuese, sipas tij si një “kukull” i përdorur nga kryeministri Rama. “Presidenti i Shqipërisë është në shkelje kushtetuese që kur Gjykata nuk njohu vakancën. Gjykata Kushtetuese tha që ne do ta shqyrtojmë vakancën, kështu që nuk duhet të shpallim zgjedhjet. Këtu është shkelja kushtetuese e Presidentit, që shpalli ditën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kjo e sotmja është pezullimi i shkeljes së tij kushtetuese. Nuk është pezullim dekreti. Fakti që nuk shfuqizon zgjedhjet është sepse ende Gjykata kushtetuese nuk është shprehur për vakancën”, tha...