Basti për Veliajn/ Asgjë e jashtëzakonshme, funksionoi sistemi!

Basti për Veliajn/ Asgjë e jashtëzakonshme, funksionoi sistemi!

Nga Lorenc Vangjeli Me vendimin për pezullimin e zgjedhjeve për Tiranën, Gjykata Kushtetuese zhgënjeu skeptikët që e shohin atë rast pas rasti thjesht dhe vetëm si një zgjatim të pushtetit të Edi Ramës. Edhe pse gjykata ka vetafruar shumë dyshime për integritetin e saj profesional dhe moral, edhe pse është demonstruar e pafuqishme përballë maxhorancës që e ka shpërfillur në disa raste, vendimi i saj i fundit ishte leksion mbi funksionimin normal të sistemit. Leksion për respektimin e parimeve bazë kushtetuese të balancës dhe kontrollit mes pushteteve. Madje edhe shumë më shumë se kaq: për ata që mund të lexojnë përtej një akti në dukje të thjeshtë vendimmarrjeje, vendimi ishte edhe një leksion politik për të cilin palë të kundërta do të duhej të mbajnë shënim e blatojnë vëmendje.  I...