Liverpool e sheh si zëvendësuesin ideal të Salah, Bayern i tregon çmimin e Olise

Liverpool e sheh si zëvendësuesin ideal të Salah, Bayern i tregon çmimin e Olise

9 Tetor 2025 19:13 Telesport Kontrata e Mohamed Salah me Liverpool-in skadon në vitin 2027, por klubi i kuq ka nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin ideal të egjiptianit. Dëshira e madhe e Liverpool-it është Michael Olise dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për francezin. Në anën tjetër, Bayern po punon për të rinovuar kontratën me Olise, e cila skadon në vitin 2029 dhe bavarezët duan të zgjasin bashkëpunimin me francezin të paktën deri në vitin 2031. Mediet gjermane bëjnë me dije se Bayern Munich mund të heq dorë nga Olise, gjithmonë nëse lojtari shpreh dëshirën për t’u larguar, vetëm për shifrën 150 milionë euro. Gjithsesi, te bavarezët ka besim të madh se Olise do rinvojë kontratën dhe do qëndrojë...