Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nga përndjekja e Zef Brozit te akuzat ndaj Dumanit, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim tjetër pas debateve të sotme në Kuvend, ku ai replikoi me opozitën. Lamallari sjell në vëmendje sulmet ndër vite të Sali Berishës ndaj krerëve të drejtësisë, si dhe përmend ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social. Reagimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë: Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse gjuha e urrejtjes, baltës dhe shpifjeve bajate, bashkë me lotët e krokodilit që gëzon sa herë ka viktima! Është pikërisht kujtesa e një të shkuare që do të marrë fund njëherë e mirë me Shqipërinë evropiane, ajo që revolton çdo qytetar, i cili teksa endet në proceset e panumërta...