Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Deloitte do ti kthejë qeverisë australiane 440,000 dollarë për një raport që përgatiti me ChatGPT
Deloitte ka njoftuar se do të kthejë një pjesë të tarifës që mori nga qeveria australiane për një studim prej 440,000 dollarësh, që u zbulua se përmbante gabime – disa prej të cilave ishin për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale në shkrimin e tij. Departamenti i Punësimit dhe Marrëdhënieve në Vendin e Punës (DEWR) konfirmoi se Deloitte do të kthejë këstin e fundit të kontratës, me detajet përkatëse që do të bëhen publike sapo të përfundojë procesi. Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra politike, me një senator të Partisë Laburiste që tha se firma ka një “problem me inteligjencën njerëzore”. Sipas Guardian, Deloitte u ngarkua në dhjetor 2024 për të vlerësuar sistemin e IT-së të përdorur për të penalizuar personat e papunë që nuk...