GJK rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhje në Tiranë, Logu: Tani dihet kush nuk ka dije mbi Kushtetutën

GJK rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhje në Tiranë, Logu: Tani dihet kush nuk ka dije mbi Kushtetutën

Këshilltari Ligjor i PD, Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor. Logu ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama, thotë se ata që kundërshtojnë dekretin nuk kanë dije mbi Kushtetutën. ‘Ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit të presidentit për zgjedhjet nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën dhe as dije mbi Kushtetutën’, thotë Rama. Logu shkruan se pas vendimit që dha Kushtetuesja tashmë shihet qartë se kush nuk ka dije mbi Kushtetutën. ‘Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e qartë se kush nuk ka shkollë, pavarësi intelektuale dhe dije mbi Kushtetutën’, tha ai.