Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi pjesërisht dekretin nr. 350, datë 01.10.2025, që caktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës. Në një njoftim për media, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në Presidencë thekson se Presidenti respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” – thuhet në deklaratë. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesave të ngritura mbi legjitimitetin...