Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, të premten udhëton drejt Serbisë!
                            Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të enjte përgatitjet në tokën shqiptare për ndeshjen me Serbinë që zhvillohet të shtunën e 11 tetorit në Leskovac. Për të dytën ditë me radhë trajneri Sylvinho kishte në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve të grumbulluar, ndërsa pjesë e stërvitjes ishte edhe futbollisti i talentuar i Teutës Xhoele Maçolli.  Të premten Kombëtarja do të udhëtojë drejt Serbisë përmes një çarteri në Nish, ndërsa pasdite do të kryejë seancën e parë dhe të vetme stërvitore në tokën serbe. Gjithashtu po të premten trajneri Sylvinho, por edhe kapiteni i kombëtares do të dalin para mediave për sfidën që vulos fatet e kuqezinjve në lidhje me kualkfikimin në Botëror.  Ndërkohë në Serbi frika për incidente është shumë e lartë edhe pse për këtë arsye ndeshja u spostua nga Beogradi në Leskovac. Presidenti i federatës serbe...