Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët
Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi. “Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftimin e KLP. KLP hapi garën disa javë më parë, në pritje të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani, i cili mori detyrën më 16 dhjetor 2022 dhe do ta përfundojë më 18 dhjetor 2025. Dumani është...