Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e dekretit të Begajt
Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës. Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 09.10.2025 pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë,...