Kushtetuesja pezulloi dekretin, PS mesazh strukturave: Vendimi nuk prek…

Kushtetuesja pezulloi dekretin, PS mesazh strukturave: Vendimi nuk prek…

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Partia Socialiste u ka shpërndarë një mesazh të brendshëm degëve të saj në kryeqytet, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën. “Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.Ky komunikim vjen në një moment pasigurie politike, pas vendimit të Gjykatës për pezullimin e dekretit presidencial, që lidhet me kërkesën e Erion Veliajt për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij si kryetar bashkie.