Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Prag ndeshje Serbi–Shqipëri/ Arrestohet shqiptari në Merdare udhëtonte me simbole të UÇK-së
Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas shqiptar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Sipas Daçiç, i arrestuari është një 53-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një furgon tip ‘Mercedes’. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 244 flamuj me mbishkrimin UÇK 22 bluza me mbishkrimin UÇK 86 kapele me logon UÇK 65 bluza sportive me figurën e Agim Ramadanit 58 shalla me stemën e Shqipërisë 92 “plisa” (kapelë tradicionale shqiptare) Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se këto materiale kishin për qëllim përdorimin gjatë ndeshjes së futbollit Serbi–Shqipëri, e cila është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në qytetin e Leskovacit....