Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Reagim i fortë i Gazment Bardhi pas vendimit të GJK: “Kllouni në Presidencë u diskreditua sot para gjithë publikut”
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi një nga dekretet më të debatuara të Presidentit të Republikës, ka ardhur një reagim i ashpër nga drejtuesi politik i opozitës, Gazment Bardhi. Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi Presidentin si të diskredituar dhe të shpallur zyrtarisht si “ushtar i Edi Ramës”, duke iu referuar vendimit të Kushtetueses si një akt që, sipas tij, ekspozon hapur shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga kreu i shtetit. “Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti, sot do të kishte dhënë dorëheqjen,” – tha Bardhi. Sipas tij, në këto 35 vite të tranzicionit demokratik, “nuk ka pasur...