Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PS ‘sfidon’ Kushtetuesen: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Sipas mazhorancës ky vendim nuk i prek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ndërsa shton se Gjykata do të dalë në përfundime në seancën e 31 tetorit. "Përshëndetje! Ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse. Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor. Mire u takofshim”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë. Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i...