Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Balliu me tone të ashpra: Begaj të japi dorëheqjen
Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pezullimin e dekretit të zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës. Me tone të ashpra, Balliu ka vënë theksin te veprimet e presidentit Bajram Begajt, duke i quajtur shkelje të drejtëpërdrejta të Kushtetutës. Ai u shpreh se deputët e PD-së e kanë pasur bindjen se presidenti do ndërmerrte këto vendime. Klevis Balliu e përshkruan Begajn si të “programuar” njësoj si ministrja virtuale Diella, sepse sipas tij, presidenti vepron nën urdhërat e Edi Ramës. Deputeti demokrat, ndërkohë, i bën thirrje kreut të qeverisë, nëse ai ka respekt për institucionin, duhet të çohet dhe të japi dorëheqjen. Klevis Balliu: A ka ndonjë “fije” morali që të paktën të ngrihet dhe të japi dorëheqjen?...