Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthen deputeti i PD-së: Nëse ka një fije dinjiteti, Presidenti të japë dorëheqjen dhe të kërkojë ndjesë! Të mos presë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, duke i sugjeruar atij që nëse ka një fije respekti, duhet të largohet vetë duke kërkuar ndjesë, para se ta shkarkojnë në Parlament. Ligjvënësi vuri në dukje se shkelja e Kushtetutës nga kreu i shtetit është e paprecedentë dhe shumë e rëndë dhe sot është rrëzuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tiranë më 9 Nëntor, pas ankimimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. “E kishim paralajmëruar këtë zhvillim dhe tani duhet të pyesim presidentin nëse ka një fije morali, të japi dorëheqjen dhe të kërkojë ndjesë dhe të mos presë komisionin se ka shkelur Kushtetutën. Madje do ishte e papranueshme që edhe vetë deputetët e mazhorancës të votonin kundër shkarkimit të...