Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjyqtarët shpërthejnë në akuza, Sadushi: Politika na sulmon, KLGJ “në gjumë”. Hoxha: Jo gjykata në fjetore
Vrasja në krye të detyrës e Gjyqtarit të Apelit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, vuri në lëvizje 260 toga të zeza të Republikës në një mbledhje të jashtëzakonshme për sigurinë e secilit prej tyre. Mbledhja, me dyer të mbyllura, nisi me një minutë heshtje në nderim të kolegut të vrarë, ndërsa në fund të saj, anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi, kërkoi dhe vuri theksin në tri momente, mes të cilave njohjen e statusit të të ndjerit, Astrit Kalaja, Dëshmor i Atdheut. Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore. Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave. Vendosja e një...