Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike, qëllohet për vdekje në rrugë ish-luftëtari i arteve marciale në UFC
Suman Mokhtarian, luftëtar i arteve marciale të përziera (MMA) dhe ish-garues në UFC, është qëlluar për vdekje në moshën 33-vjeçare në një periferi të qytetit Sidnej, Australi. Sipas policisë lokale, Mokhtarian u qëllua në pjesën e sipërme të trupit teksa ishte duke ecur në rrugë, në atë që besohet të ketë qenë një sulm i planifikuar dhe i qëllimshëm. Të shtënat erdhën nga një makinë Audi e kuqe, e cila u largua menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet mjekësore mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë Mokhtarianit, por plagët rezultuan fatale. Nuk ishte hera e parë që Mokhtarian përballej me kërcënime për jetën. Në vitin 2024, ai i shpëtoi për mrekulli një atentati, kur një person i maskuar si shpërndarës e qëlloi disa herë jashtë...