Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shuhen shpresat për paqe në Ukrainë pas takimit Trump-Putin, Moska akuzon Europën: Shpresojmë t’i dini pasojat
Pas samitit të mbajtur në Alaskë, ku Presidenti amerikan Donald Trump u takua me Presidentin rus Vladimir Putin, duket se optimizmi për një valë të re diplomacie në lidhje me luftën në Ukrainë është shuar. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, deklaroi se “momentumi i fortë i Anchorage për një marrëveshje është kryesisht i shteruar”, duke fajësuar për këtë veprimet shkatërruese të vendeve evropiane, që sipas tij, po minojnë çdo përpjekje për paqe. Deklarata vjen në një kohë kur në Uashington po shqyrtohet mundësia e dërgimit të raketave me rreze të gjatë Tomahawk në Ukrainë — armë që mund të godasin objektiva strategjikë rusë deri në 2,500 kilometra largësi. Ryabkov e cilësoi këtë një hap tejet të rrezikshëm, duke theksuar: “Përdorimi hipotetik i sistemeve të...