“Paganini” në Tiranë/ Këtë të enjte shfaqja e violinistit italian Giuseppe Gibboni

“Paganini” në Tiranë/ Këtë të enjte shfaqja e violinistit italian Giuseppe Gibboni

Violinisti i njohur italian Giuseppe Gibboni, fitues i çmimit prestigjioz Paganini në vitin 2021, ngjitet këtë të enjte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për t’i dhuruar publikut shqiptar një koncert simfonik me një virtuozitet që ndërthur pasionin me perfeksionin teknik. “Është hera e parë që vij në Tiranë. Besoj do të jetë e mrekullueshme, sepse kam shumë miq muzikantë nga Shqipëria, që më përcjellin një sinergji të jashtëzakonshme. Shoh interesin e tyre në rritje për muzikën, veçanërisht për muzikën klasike dhe kjo më lumturon”, thotë Gibboni. Gibboni do të mbushë skenën me melodi që frymojnë traditë nga Paganini, Rachmaninov, Stravinsky & Rimsky-Korsakov. “Do të luajmë La Campanella të Paganinit, është një nga pjesët më të famshme të Paganinit. Niccolò...