Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama nuk shpëton dot”, Berisha godet sërisht: Ja kush ishte në takimin e Arubës
Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë. Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar.I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane. Sali Berisha: Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë...