Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet parlamentare të 9 nëntorit. “Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, njofton Kushtetuesja. Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme. Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen. Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në media se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese do të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Në kërkesën e tij,...