Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rikthime dhe mungesa te Partizani, shqetëson mesfushori afrikan para transfertës në Vlorë
Partizani e ka lënë pas humbjen në derbi ndaj Tiranës dhe të gjithë fokusin e ka te Flamurtari. Takimi me vlonjatët do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme. Oltijon Kërnaja u prezantua të martën si trajner para ekipit, duke iu besuar projekti në fushë. Dy ditët e para të stërvitjes kanë shkuar si normalisht. Dihet që në këtë periudhë Partizani ka disa lojtarë të angazhuar me ekipet e moshave të Kombëtares. Rikthimet ndërkohë janë një lajm mjaft i mirë, ndërsa si problem mund të shikohet mungesa aktuale e Rouen Hjumen. Fitorja ndaj Flamurtarit është si oksigjen për situatën te kryeqytetasit. Faza e parë mbyllet me ndeshjet ndaj Dinamos dhe Egnatias, që gëzojnë tjetër atmosferë në skuadër. SEMBENE DHE DOUMBIA- Partizanit i janë kthyer në stërvitje dy...