Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Hap i rëndësishëm drejt paqes”, Begaj përshëndet marrëveshjen Hamas-Izrael
Në një njoftim për media këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti marrëveshjen Izrael–Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Presidenti Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.” Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme. “Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe...