Çfarë problemi kishte qyteti i Parisit? Mbappe flet hapur: “Këtu në Madrid kam gjetur…”

Çfarë problemi kishte qyteti i Parisit? Mbappe flet hapur: “Këtu në Madrid kam gjetur…”

9 Tetor 2025 15:51 Telesport Kylian Mbappe më në fund ka gjetur qetësinë. Francezi po shijon jetën në Madrid, i përshtatur me skuadrën dhe në formë të mirë. Në një intervistë të fundit, ish-kampioni i botës ka treguar se ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë edhe në aspektin personal. “Jam përshtatur mirë në këtë qytet. Ndihem pak më i qetë. Ky nuk është sulm ndaj Francës. Stili i jetesës është ndryshe, më pak i rrëmujshëm se në Paris. Kam arritur të rigjej qetësinë mendore”, ka deklaruar Mbappe.