Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet/ A do ta pranojë PS vendimin e Kushtetueses, gazetari tregon dy skenarët…
Gazetari Ergys Gjencaj ka treguar dy skenarë e PS-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë. I ftuar në një studio televizive, Gjençaj tha se nuk ka pritshmëri që Veliaj të kthehet në detyrë. “Parimisht vendimi i gjykatës kushtetuese, është vendim që ka fuqinë e ligjit. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i maxhorancës. Edhe nëse pranohet nga PS kjo vendimmarrje, mund të kemi në shtyrje të zgjedhjeve në Tiranë. Vendimi u mor në bazë të ligjit të qeverisjes vendore. Kryetari shkarkohet në momentin kur ka 3 muaj pa u paraqitur në zyrë. Kjo vendimmarrje u mor në këshillin bashkiak dhe më pas në Këshill të Ministrave. Vendimi sot është për pezullimin e zgjedhjeve...