“Begaj është i padenjë”/ Pezullimi i zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, reagon Berisha: Rama ka tmerr nga Veliajn

“Begaj është i padenjë”/ Pezullimi i zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, reagon Berisha: Rama ka tmerr nga Veliajn

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë më 9 Nëntor, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj. Sali Berisha: Për Bashkinë Tiranë ishim të përgatitur, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar. Në të gjitha bashkitë e tjera jemi të gatshëm, kandidatët janë shpallur, janë kandidatura intelektualësh, biznesmenë, mjekë, të pavarur, do të kenë mbështetjen e PD-së. Begaj është i padenjë, jo për postin e Presidentit, por me dosjet që i rëndojnë. Ndaj dhe ai i lejoi vetës të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste. Është frika dhe tmerri i Ramës nga Erion Veliaj....