Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Porositi vrasjen e Klevis Lleshit/ SPAK sekuestron pasuritë e pronarit të “Monopol”, 7 apartamente, Lamborghini dhe Rolls Royce
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur sekuestro mbi bizneset, apartamentet dhe makinat në pronësinë e Aurel Hoxhës, i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri, i shpallur në kërkim për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit pesë vite më parë. Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro. Mes pasurive të sekuestruara, janë “Monopol Bar Lounge”, “Elite Event sh.p.k, 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim,. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në...