Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.Vendimi u mor pas ankimimit të paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen e dekretit si të paligjshëm dhe pezullimin e procesit zgjedhor në kryeqytet. Seanca publike për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar më 31 tetor 2025 në Gjykatën Kushtetuese.Presidenti Begaj kishte firmosur më 1 tetor 2025 dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe në pesë bashki të tjera të vendit. Vetëm një ditë më pas, ekipi ligjor i Veliajt depozitoi shtesë në ankimimin e mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen antikushtetuese të këtij dekreti.Më herët, më 29 shtator, Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese...