Skandaloze! Polici “ruan rendin” duke parë filma +18 në orar të punës (Video)

Skandaloze! Polici “ruan rendin” duke parë filma +18 në orar të punës (Video)

Një video skandaloze ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri ka filmuar një efektiv të Policisë Rrugore teka shikon filma për të rritur brenda automjetit të forcave blu. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin poshtë urës së Shkozetit, ku efektivi ka ndaluar makinën në rreth dhe po “shijon momentin” pavarësisht se është në detyrë dhe duhet të ishte duke punuar për mbikëqyrjen e qarkullimit rrugor. I riu nuk nguron të ironizojë ngjarje, teksa dëgjohet duke thënë: Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës. Pamjet janë tepër të qarta, por për arsye etike, redaksia ka vendosur t’i transmetojë në formë të reduktuar, me pjesët përkatëse të mbuluara. Ngjarja ndodh në një kohë kur siguria e vendit është në...