“Mersini pjesë e klaneve në PS e Vlorës”, Hoxha: Pazar politik me Ramën për të hequr Dredhën

“Mersini pjesë e klaneve në PS e Vlorës”, Hoxha: Pazar politik me Ramën për të hequr Dredhën

Në gjykimin e anëtarit të djathtë të Këshillit Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha katapultimi i deputetes socialiste Brunilda Mersini si kandidate e mazhorancës për Bashkinë e Vlorës, zbulon lojën e pistë që u zhvillua nën rrogoz për largimin e Ermal Dredhës nga drejtimi i qytetit. Në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, Hoxha tha se Mersini është pjesë e një klani të PS në Vlorë që kërkonte eliminimin politik të Dredhës, për të shtënë në dorë bashkinë bregdetare dhe benefitet nga pushteti lokal. “Zonja Mersini ka qenë pjesë e një klani të brendshëm në Partinë Socialiste për të konkluduar largimin definitiv të zotit Dredha dhe për tu vënë në posedim të Bashkisë Vlorë dhe për të pasur më pas ato devijimin e fondeve publike dhe...