Firmoset marrëveshja për paqen/ Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë. Optimizëm në SHBA, Gaza dhe Tel Aviv

Firmoset marrëveshja për paqen/ Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë. Optimizëm në SHBA, Gaza dhe Tel Aviv

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën vonë për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, që është faza e parë e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Bisedimet e tërthorta që po mbahen në Egjipt i dhanë rezultatet e para vetëm tre ditë pas përvjetorit të dytë të sulmit të Hamasit në Izrael që nisi edhe luftën dy vjeçare. Festa shpërtheu në Gaza me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa lajmin e bëri të ditur fillimisht presidenti amerikan Donald Trump gjatë një aktiviteti Live. Trump tha më vonë se shkëmbimi i pengjeve me të burgosurit do të bëhet brenda pak ditësh dhe ushtria izraelite do të tërhiqet nga Gaza në një zonë të rënë dakord. “Të...