Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë, në pranga dhe një i ri që e strehonte

Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë, në pranga dhe një i ri që e strehonte

Policia e Sarandës ka arrestuar një 49-vjeçar nga Tirana, i cili prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente në mënyrë të paligjshme. Edhe në momentin e ndalimit, ai iu prezantua punonjësve të Policisë si përfaqësues i Prokurorisë. Shtetasi A. M. ishte në kërkim, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për të njëjtën vepër penale – mashtrim duke u paraqitur si funksionar publik. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim të disa shtetasve, të cilëve u ka marrë para duke u premtuar punësime apo zgjidhje ligjore në emër të institucioneve shtetërore. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”, u arrestua edhe shtetasi E. Ç., 19 vjeç, i cili strehonte 49-vjeçarin në banesën e...