Marrëveshja e paqes në Gaza, ministrja Spiropali: Zhvillim i rëndësishëm, një hap pranë lirimit të të pafajshmëve

Marrëveshja e paqes në Gaza, ministrja Spiropali: Zhvillim i rëndësishëm, një hap pranë lirimit të të pafajshmëve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me fazën e I-rë të marrëveshjes së paqes në Gaza. Sipas Spiropalit, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik. “Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik. Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës. Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes. Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit”, shprehet ministrja Spiropali. Welcoming the dawn of hope in Gaza.The first...