Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Inhalatorët e astmës ndikojnë në ngrohjen globale
Inhalatorët po prodhojnë miliona ton karbon duke ndikuar në ngrohjen globale, thotë një studim i ri. Sipas studimit të publikuar në JAMA, çlirimet e karbonit në SHBA nga inhalatorët janë rritur në 10 vitet e fundit. Inhalatorët janë trajtimi kryesor për personat që vuajnë nga astma dhe sëmundje kronike të mushkërive, por gjatë 2014-2024 gjeneruan 24.9 milionë ton dioksid karboni. Në 2022, shifra mesatare tejkaloi 1 milionë ton që është e barabartë me elektricitetin që mund të furnizojë 200 mijë shtëpi. Shkencëtarët thonë se kostoja për çlirimet e karbonit nga inhalatorët arrin rreth 5.7 miliardë dollarë dhe mendojnë se rruga e duhur është rekomandimi i inhalatorëve që çlirojnë më pak. Rreth 98% të inhalatorëve të rekomanduar në dekadën e fundit përmbanin rimbushës me hidrofluoroalkan që...