Zelensky: Nëse SHBA dërgon raketa Tomahawk dhe arrihet armëpushimi, do propozoj Trump për Çmimin Nobel të Paqes

Zelensky: Nëse SHBA dërgon raketa Tomahawk dhe arrihet armëpushimi, do propozoj Trump për Çmimin Nobel të Paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se nëse SHBA furnizon Kievin me raketa të tipit Tomahaëk do të propozojë homologun e tij amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes. “Nëse SHBA dërgojnë raketat Tomahawk në Ukrainë dhe ndihmojnë në negociatën e një armëpushimi me Rusinë, atëherë Kievi do të propozojë Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes”, tha Zelensky. Zelensky duke folur për një takim që pati me presidentin e SHBA-së gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të shtatorit, theksoi se nuk pati ndonjë refuzim të drejtpërdrejtë nga ai për furnizimin me këto raketa. “Gjatë takimit tonë të fundit, nuk dëgjova një ‘jo’. Ajo që dëgjova ishte se puna do të vazhdojë në nivel teknik dhe se ky mundësim do...