Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Surprizon PD, ja kush është 26-vjeçari që demokratët i besuan garën për Bashkinë e Tepelenës
Gabriel Guma është kandidatura e propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Tepelenës. Guma është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Tepelenë ndërsa tashmë synon të drejtojë qytetin e tij. Që të cilësohet si kandidat i mirfilltë, propozimi i tij fillimisht duhet të miratohet nga Kryesia e Patisë Demokratike. Ndërkohë në Bashkinë e Cërrikut, strukturat e PD-së kanë shpallur kandidatin e propozuar, Amarildo Hoxhën, ndërsa në Mat është caktuar Eduart Brahilika.