2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore 

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore 

Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit.Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%.Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, ku sidomos pas pandemisë ka nxitur hapjen e bizneseve të reja familjare.Në Kukës rritja e shpenzimeve të familjeve po vjen prej remitancave nga emigrantët. Qarku i Kukësit...