Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘I pështirë’, degradon shërbëtorja e Ramës, Koçiu fyen rëndë deputetët e opozitës kur i kërkuan dorëheqjen
                            Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për mungesën e masave të sigurisë në gjykata, siç u vu re në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit. Ai theksoi se ngjarja është një dëshmi e qartë e dështimit të sistemit të sigurisë në gjykata dhe e mungesës së përgjegjësisë nga Ministria e Brendshme, duke u shprehur se një gjyqtar nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut për të dhënë vendimin e tij. Sipas tij, është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit në gjykata, dhe çdo lloj indiference nga autoritetet është e papranueshme. “Seanca sot duhet të...